Përveç planit të BQK-së, Bislimi paralajmëron se Qeveria do të dalë me 10 masa për ndalimin e dinarit - NACIONALE

Përveç planit të BQK-së, Bislimi paralajmëron se Qeveria do të dalë me 10 masa për ndalimin e dinarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Qeveria e Kosovës në ditët në vijim do të dalë me listë prej 10 masave lidhur me ndalimin e dinarit serb si mjet pagese në Kosovë. Nga ana tjetër, një plan për periudhën tranzicionale e ka publikuar edhe Banka Qendrore e Kosova si autoriteti i pavarur. Teksa ndërkombëtarët kanë qortuar Kosovën për veprime të njëanshme dhe të pakordinuara sa i përket ndalimit të dinarit.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se Qeveria e Kosovës në ditët në vijim do të dalë me listë prej 10 masave.

Sipas Bislimit këto masa kanë për qëllim informimin e qytetarëve që të mos dëtohen gjatë kalimit të fazës kalimtare.

BQK-ja ka nxjerrë një varg të aktiviteteve dhe masave me të cilat synon të zbusë ndikimin e rregullores. Në ditët në vijim edhe Qeveria do të dalë me një listë prej 10 masave me të cilat do të tregojmë se si do të kujdesemi që qytetarët të mos dëmtohen në këtë fazë kalimtare, por që më pas do të garantonte zbatimin në plotni të formalizimit të sistemit të pagesave.” – ka thënë të mërkurën në tryezën “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, të organizuar në Çagllavicë nga Qendra për Dialog Humanitar.

Më tej, Bislimi ka thënë se janë “të vetëdijshëm” se zbatimi i rregullores mund të krijojë vështirës te qytetarët që kanë marrë mbështetje nga Serbia.

Në afat të shkurtër zbatimi i kësaj mase mund të krijojë vështirësi për një pjesë të qytetarëve, të cilët kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin mbështetje financiare nga Serbia.” – ka thënë ai.

Nga ana tjetër, Banka Qendrore e Kosovës ka paraparë një plan tranzicioni që sipas tyre nuk duhet të zgjas më shumë se tre muaj.

Ky plan parasheh lehtësime për hapjen e llogarive bankare si dhe pezullimin e përkohshëm të tarifës së BQK-së për hapjen e degëve të institucioneve financiare e këmbimore.

Gjithashtu, plani parasheh edhe informimi të qytetarëve serbë, hapjen e pikava për këmbim të parave, vendosja e bankomatëve e të tjera.

Ky është plani i BQK-së:

“Funksionalizimi i linjës së telefonit pa pagesë (0800-222-55), e-mailit për ankesa, si dhe numrit të dedikuar në ‘viber’

Lehtësimi i kushteve për hapjen e llogarive bankare, në raste specifike në komunat me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore, me mundësi të kompletimit të dokumenteve (dëshmi të adresës) edhe pas hapjes dhe aktivizimit të llogarisë

Pezullimi i përkohshëm i tarifës të BQK-së e aplikueshme për hapje të degëve/zyrave, për të inkurajuar institucionet financiare jobankare (me theks për këmbimore) të licencuara për hapjen e zyrave në Komunat e Kosovës me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore

Zgjerimi i prezencës me degë bankare jobankare për mbulimin me degë shtesë dhe rritje të ofrimit të shërbimeve financiare në komunat në veri të vendit

Organizimi i ofrimit të shërbimeve bankare (hapje e llogarisë) në mënyrë mobile nga bankat komerciale (remote banking) në secilën nga katër komunat veriore, në mënyrë të organizuar me qëllim të jenë sa më afër qytetarëve

Vendosja e disa bankomatëve (ATM) si dhe pajisjeve tjera për pagesa elektronike (POS), apo vet-shërbime financiare

Lehtësimi i procesit të këmbimit të dinarëve me EURO nga institucionet financiare dhe këmbimoret të licencuara

Vazhdimi i aktivitetit të intensifikuar promovues, me materiale të personalizuara dhe thjeshtëzuara, video mesazheve, si dhe edukimit financiar të fokusuar

Rritja e qasjes në financa, rritja e mëtejshme e kreditimit dhe pakove tjera financiare të fokusuara në këto zona nga institucionet financiare

Rishikimi i kushteve të konvertimit me trajtim preferencial gjatë pranimit të fondeve dhe tërheqjes në bankomate (ATM) me kartela të skemave ndërkombëtare të lëshuara jashtë Kosovës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një deklaratë të bërë të enjtën ku iu përgjigj akuzave të Bislimit ndaj zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

“Ne shpresojmë se zoti Bislimi do t'i vlerësojë përpjekjet, në vend që, në mënyrë të pabazë, t'i akuzojë zyrtarët e BE-së. Një sjellje e tillë është e papranueshme.” – citohet se ka thënë ai.

Lajme të ngjashme