Përsëri arrestohet Fero-ja, dërgohet në mbajtje për 48 orë
Reperi i njohur kosovarë, Fero, raportohet se është arrestuar.
Këshu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit për Nacionale, Ismet Hashani i cili ka thënë se o njëjti është arrestuar mbi dyshimin për “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Hashani ka thënë se reperi Fero, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ai tutje ka thënë se reperi është arrestuar në një pikë kufitare.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" dhe "Përdorim i armës’’. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore”, ka thënë Hashani.