Përplasja preshevare - NACIONALE

Përplasja preshevare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari aktual i Preshëvës, Shqiprim Arifi dhe Ardita Sinani, ish-kryetarja e kësaj komune në Serbi e aktualisht këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nuk po i ndalin akuzat ndaj njëri-tjetri. Kësaj radhe përplasja “preshevare” duket se ka shkuar në një nivel më të lartë me akuza të rënda.

Ishte ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ajo e cila përmes një shkrimi në Facebook, e quajtit Shqiprim Arifin – Rrahman Morina – dhe vegël të pushtetit të Serbisë.

Por këtyre akuzave nuk e la pa iu përgjigjur kryetari Shqiprim Arifi. As reagimi i Arifit nuk dalloi nga për nga gjuha që e përdori Sinani.

Arifi pretendon që Sinani është e shantazhuar nga Beogradi, konkretisht nga ish-shefi i BIA-së, Aleksandar Vulin.

Këshilltarja e Kryeministrit, Ardita është e shantazhuar nga bashkëpunëtorët e saj në Beograd e sidomos nga Vulini. Po të hulumtojnë agjensionet e intelegjencës dhe sigurisë se Republikë së Kosovës, ajo nuk do ta merrte çertifikatën e sigurisë personale dhe rrjedhimisht nuk do të mund të dekretohej si këshilltare e kryeministrit!” – ka shkruar Arifi.

Ai ka publikuar një dokument që sipas tij, Sinani ka një akuzë për korropsion prej 100 mijë eurove

Në dokumentin që po ndajë me qyetetarët e Republikës së Kosovë, shihet qartë se Ardita Sinani ka një padi për korrupsion pranë gjykatës së lartë të Serbisë në Nish, për skandalin e vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga buxheti i Komunës së Preshevës nga fondi për bujqësi dhe ndërrmarrësi.” – ka shkruar ai.

Më tej, Arifi pretendon që çdo informacionet Qeveria e Kosovës ia ofron Sinanit, ato përfundojnë te Vulini.

Sidoqoftë, shpresoj që Qeveria e Republikës se Kosovës nuk i ofron asaj informacione të larta shtetërore sepse do të përfundojn tek Vulini 100%.” – ka shkruar Arifi.

Në anën tjetër, Sinani ka thënë se lajmet në Serbi fillojnë me citate të Arifit kundër kryeministrit, Albin Kurti.

Kryetari në detyrë i Komunës së Preshevës edhe tash kur ka humbur krejtësisht legjitimitetin moral e politik, po vazhdon të jetë senzacion në lajmet e mediave në Beograd.

Është e turpshme kur lajmet në mediat e Serbisë fillojnë me citatin e Shqiprim Arifit për kryeministrin e Republikës së Kosovës. Në anën tjetër Komuna e Preshevës, në të cilën Sh. Arifi është kryetar në detyrë, është defakto pa udhëheqje.” – ka shkruar fillimisht ajo.

Tutje, ajo ka akuzuar Arifin për zhvatje, teksa e ka quajtur edhe vegël të Serbisë duke e krahasuar me Rrahman Morinën.

Po vazhdon të zhvatet çdo ditë me projekte ku punëkryes janë oligarkët e afërt me Arifin. Është e pafalshme që Serbia ka rigjetur një vegël të ngjashme si Rrahman Morina, që e përdor dhe kontrollon për interesat e veta kundrejt Kosovës.

E ky Rrahman Morina 2.0 këto deklarata i bën çdo ditë për të mbuluar dështimin e tij në pushtetin lokal në Preshevë, por edhe për të defokusuar vëmendjen nga problemet reale.Pikërisht në kohën kur vetëm Presheva diferencohet nga Vendimi i Qeverisë së Serbisë që të gjithë të punësuarit në periudhën me COVID 19 janë pajisur me vendime të përhershme të punës.” – ka shkruar ajo.

Ndër të tjera, Sinani ka thënë se Arifi nuk ka në agjendën e as nuk janë sulme ndaj padrejtësive që bën Serbia.

Nuk është hera e parë që ka dy politikanë të Luginës së Preshevës bëjnë akuaza ndaj njëri-tjetrit.

Lajme të ngjashme