Përplasen komisionerët e VV-së dhe LDK-së, shkak "(jo)vlefshmëria" e një vote - NACIONALE

Përplasen komisionerët e VV-së dhe LDK-së, shkak "(jo)vlefshmëria" e një vote

1 vit më parë

nga NACIONALE

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë u përcoll me tensione pas një përplasjeje mes komisionerëve të dy subjekteve politike.

Siç ka raportuar Klan Kosova, një debat i ashpër gati eskaloi në përplasje fizike mes komisionerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mospajtimi u ngrit pasi komisionerët e VV-së kontestuan vlefshmërinë e një vote, ndërkohë që ata të LDK-së insistuan se ajo duhej të konsiderohej e rregullt.

Për të qetësuar gjendjen, në vendngjarje ndërhyri policia.

Lajme të ngjashme