Përpjekja e 27-të: A do të bëhet dikush “kurban” për konstituimin e Kuvendit?
Deputetët e Kosovës edhe sot do të paraqiten në sallën e Kuvendit. Ata do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e organit më të lartë legjislativ në vend.
Kjo do të jetë hera e 27-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill.
Është hera e parë që deputetët bëjnë përpjekje për kontituimin e Kuvendit dy ditë radhazi.
Pas dështimin të djeshëm, seanca që do të mbahet sot në ora 11:00 është dashur të mbahet nesër. Por, për shkak të festës së Kurban Bajramit, VV-ja ka kërkuar që tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit të mbahet sot dhe jo nesër.
Ndonëse seanca është përshpejtuar për shkak të festes së Kurban Bajramit, e cila te myslimanet njihet si festë e sakrificës, nuk pritet që dikush nga deputetët që bëhet “kurban” për konstituimin e Kuvendit.
Çështja e kurbanit dje është përmendur nga deputeti i VV-së, Agim Bahtiri.
Gjatë një takimi me Fatmir Limajn në hollin e Kuvendit, Bahtiri ka thënë se duan ta prejnë një kurban.
“Një kurban po dojna me pre, mu kthy opozita mbarë”, ka thënë Bahtiri.
Deputeti i VV-së nuk ka dashur të flasë për mundësinë që Albulena Haxhiu të teriqet nga gara për kryetare të Kuvendit, duke u bërë kështu “kurban” për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Një veprim i tillë do t`i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit, ngase PDK-ja dhe AAK-ja kanë shprehur gatishmëri që deputetë të tjerë të VV-së t`i votojnë për kryetar të Kuvendit.
Megjithatë, as në vazhdimi i seancës që pritet të mbahet në 110:00, nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim nga përpjekjet paraprake.
Kjo pasi partitë politike deri me tani nuk kanë treguar se kanë ndryshuar pozicionet e tyre.
Duke u bazuar në atë që ka ndodhur në 26 tentativat paraprake, ata sërish do të paraqiten në sallë për 3-4 minuta dhe më pas do të shkojnë në pauzën e radhës prej 48 orëve.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari pritet sërish që të tentojë të imponojë votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë.
Kjo mënyrë e votimit po kundërshtohet nga PDK, LDK dhe AAK.
Meqenëse VV-ja as për këtë komision nuk po arrin t`i marrë votat e nevojshme, pas dështimit të votimit, kryesuesi po e mbyll seancën.
Një veprim i tillë po kritikohet nga partitë e deridjeshme opozitare, duke thënë se kryesuesi po e shkel skenarin e përgatitur nga sekretaria e Kuvendit.
VV-ja ka bërë me dije që nuk tërhiqet nga propozimi i saj që deputetja Albulena Haxhiu të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit.