Përleshje jashtë qendrës së votimit në Fushë Milot, raportohet për të shtëna me armë zjarri - NACIONALE

Përleshje jashtë qendrës së votimit në Fushë Milot, raportohet për të shtëna me armë zjarri

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Një përplasje e cila dyshohet të ketë kaluar deri në gjuajte me armë zjarri raportohet se ka ndodhur jashtë qendrës së votimit në Fushë Milot, më konkretisht në oborrin e shkollës “28 nëntori”.

“Euronews Albania” raporton se bëhet fjalë për dy shtetasit, Kastriot Perdoda dhe Asti Lleshi të cilët fillimisht u përfshinë në një konflikt verbal brenda perimetrit të sigurisë, i cili eskaloi më pas jashtë këtij.

“Ende të pakonfirmuara zyrtarisht, raportimet e para sugjerojnë se Kastriot Perdoda mund të ketë qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, jashtë zonës së qendrës së votimit. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave” – raporton tutje mediumi i njohur shqiptar.

Policia ende nuk është deklaruar në lidhje me rastin.

Lajme të ngjashme