Përgjimet e Liburnit: Florent Ramqaj ftohet në Qeverinë e Kosovës
Këshillitari i ministrit Liburn Aliu dhe nipi i pronarit të kompanisë së përfshirë në ryshfet është parë duke u futur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Vendi i tij i punës, Ministria e Infrastrukturës, është te vendi i njohur si ish Gërmia.
Por, pas skandalit të djeshëm që u publikua në episodin e tretë të Ditarit të Buzhalës, del se z. Ramqaj është thirrur nga ndonjë zyrtar qeveritar në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Ramqaj ka qenë për kohë të gjatë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe është parë në shumë protesta të kësaj partie politike gjatë periudhës së gjatë në opozitë.
Kompania Infratek është në pronësi të dajës së tij, z. Halil Jahaj, e në të cilën kishte punuar edhe vet Florent Ramqaj në të kaluarën.

Ryshfeti i kërkuar nga punëtori Idriz Shala në rastin në fjalë shkonte në 30 mijë euro. Në përgjime përmendej edhe ministri Liburn Aliu derisa provohej të bindej punëkryesi që të jepte ryshfetin në fjalë.
Ramqaj ka mohuar akuzat që bëhen ndaj tij ndërkohë që pronari i kompanisë ende nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme për rastin.
Edhe më tej nuk ka asnjë informacion nëse ministri Aliu ka shkarkuar z. Ramqaj, dhe nuk ka indikacione nëse z. Liburn Aliu do të shkarkohet pas këtij skandali nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti.
Skandali në fjalë tashmë është nën hetime edhe nga Prokuroria e vendit.
Në të kaluarën, z. Ramqaj përveç aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ishte edhe pjesë e organizatës studentore të partisë së Kurtit që quhet "Studim, Kritikë, Veprim".
Për të mësuar më shumë në lidhje me Florent Ramqajn, ju ftojmë të klikoni KËTU.