Përfundon takimi Abdixhiku-Osmani, Halimi: Temë e takimit ishin ngjarjet e fundit
Zëdhënësja politike e LDK-së, Subel Halimi, ka bërë me dije se ka përfunduar takimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me presidenten Vjosa Osmani.
Ajo ka bërë me dije për gazetën Nacionale se temë e takimit ishin ngjarjet e fundit në veri.
“Mund të ju konfirmoj që Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu. Temë e takimit ishin ngjarjet e fundi”, ka thënë Halimi.
Takimi i të parit të LDK-së me të paren e vendit kishte zgjatur më shumë se dy orë.
Nga burimet e veta, gazeta Nacionale ka mësuar se në takim i pranishëm ka qenë edhe e shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, z. Petrit Ajeti.