Përfundon protesta e Listës Serbe në veri - NACIONALE

Përfundon protesta e Listës Serbe në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar e qetë protesta e organizuar nga Lista Serbe në Mitrovicën e Veriut.

Fjalimin e fundit në protestë e ka mbajtur kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Ai kërkoi paqe, por tha se serbët do të mbrohen. Bëri thirrje edhe për formimin e Asociacionit.

“Na i kanë marrë pronat. Mandatet janë tonat. Vendosmëria e jonë ishte që me dialog e marrëveshje të kemi jetë më të mirë me shqiptarët e boshnjakët”, tha Rakiq.

“Ne kërkojmë paqe, paqe dhe vetëm paqe. Të tjerëve nuk i interesojnë marrëveshjet. Mos bini pre e provokimeve. Nuk e kërcënojmë askënd. E duam që të themelohet Asociacioni. Vuçiq kërkoi nga ne që ta ruajmë paqen dhe njëri-tjetrin, por do të mbrohemi dhe nuk do të lejojmë përjashtimin e serbëve”, deklaroi më tutje ai.

Në këtë protestë foli edhe drejtori i Policisë, Nenad Gjuriq, që u shkarkua ditë më parë. Gjithashtu edhe kryetarja e Gjykatës në Mitrovicë, e përfaqësues tjerë serbë.

Lajme të ngjashme