Përfundon operimi i 16-vjeçarit të plagosur në Dubravë nga zyrtari policor - NACIONALE

Përfundon operimi i 16-vjeçarit të plagosur në Dubravë nga zyrtari policor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar operacioni i 16-vjeçarit i cili u plagos në fshatin Dubravë nga një zyrtar policorë.

Nga QKUK-ja kanë bërë të ditur për Gazetën Nacionale se operacioni ka përfunduar me sukses, por gjendja e pacientit vazhdon të mbetet ende e rëndë.

Sipas infomacioneve thuhet se 16-vjeçari është dërguar për tretman mjekësor në intensiv pranë Klinikës së Pediatrisë në QKUK.

Gazeta Nacionale ka raportuar me herët në lidhje me këtë rast, ku zyrtari policor, Fatjon Hoti ka plagosur aksidentalisht djalin e tezës së tij, 16-vjeçar në kokë.

Lajme të ngjashme