Përfshihen nga zjarri dy objekte dhe dy serra në Lipjan, lëndohet një zjarrëfikës
Dy objekte, njëri me pajisje bujqësore dhe tjetri me ushqim për kafshë, si edhe dy serra janë përfshirë nga zjarri në Lipjan.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se një zjarrfikës ka pranuar tretman mjekësor për shkak të tymit.
“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Lipjan. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte ( një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës. Aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit.” – ka bërë të ditur Ahmeti.
