"Përforcohet" EULEX-i: Shton më shumë personel sigurie në Kosovë
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka treguar se misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, është përforcuar me më trupa shtesë në Kosovë.
Borrell tha se kjo po bëhet për të ruajtur qetësinë dhe garantuar stabilitet.
“Në këto kohëra të tensionuara në Kosovë, misioni i BE-së në Kosovë për sundim të ligjit EULEX përmbush detyrën që ka për të garantuar stabilitet: Forca Evropiane e Xhandarmërisë, pjesë e Karabinierëve zbarkoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë. EULEX do të vazhdojë që ta mbështesë një ambient të sigurt”, shkroi Borrell.
At these tense times in Kosovo, EU’s Rule of Law Mission #EULEX fulfils its duty to ensure stability: @Eurogendfor gendarmes from @_Carabinieri_ landed tonight to temporarily reinforce @EULEXKosovo's Formed Police Unit. EULEX will continue supporting a safe and secure environment pic.twitter.com/Suuo78fJRC
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 8, 2022