Përfaqësuesit e QUINT-it shkojnë në takim te kryeministri Kurti
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it raportohet se janë duke e zhvilluar në takim më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në objektin e Qeverisë së Kosovës,
Temë kryesore në këtë takim pritet të jenë zhvillimet në veri të Kosovës, ku pritet të diskutohet mundësitë për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri.
Ky takim vjen në kohën kur ka pasur një krisje të raporteve të Qeverisë Kurti me shtetet e QUINT-it.
Nuk dihet nëse do të ketë deklarime për medie pas përfundimit të takimit.
Ndërkohë, ditë më parë, i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti është një partner i vështirë.
“Z. Kurti është partner i yni. Nganjëherë është një partner i vështirë, por është partner. Kosova është partnere jona. Serbia është partnere jona. Pra, në të ardhmen dëshirojmë të përfitojmë nga marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe nga përmirësimi i marrëdhënieve që kemi me Serbinë.” – ka thënë Escobar.
