Përfaqësuesi britanik në KiE: Rruga e Kosovës për në KiE nuk duhet të mbahet peng i dialogut
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës po diskuton për situatën e krijuar së fundmi ndërpjet Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar, John Hoëel, tha se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të mbahet peng i përparimit të dialogut me Serbinë.
“Ne duhet të tregojmë se Këshilli i Evropës është i ndarë nga BE-ja dhe ka vlerat e veta, dhe parimet e veta kundër të cilave mund të gjykohet, dhe e mirëpritëm aplikimin si shenjë e përkushtimit të Kosovës për të drejtat e njeriut dhe për vlerat evropiane, dhe Mbretëria e Bashkuar inkurajon të tjerët që të mbështesin aplikacionin dhe mendon se kjo nuk duhet të mbahet peng i përparimit të dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja, kështu që kjo është një pikë shumë e rëndësishme për t’u theksuar”, tha ai.
Hoërll tutje tha se Kosova duhet t’i bëjë të gjitha përpjekjet për të vazhduar të përmbushë parimet e Këshillit të Evropës, duke përfshirë harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit, miratimin e Kodit të ri Civil, e respektimin e Kushtetutës sa i përket vendimit të saj për Manastirin e Deçanit.
“Kosova duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të vazhduar të përmbushë parimet e Këshillit të Evropës, duke përfshirë harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit të saj me dispozitat e Konventës së Stambollit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit (të Deçanit) dhe miratimin e një kodi të ri civil në përputhje me kushtetutat e veta, referenca për martesën, por e kuptoj që vendimi për të parë anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshill është ngadalësuar sërish si rezultat i aktiviteteve të disa vendeve, dhe kjo për shkak se ka qenë e lidhur me dialogun që po zhvillohet me BE-në për anëtarësim në BE. Mendoj se duhet të largohemi sa më shumë nga ai dialog”, tha Hoëel.
Tutje ai është treguar mjaft i ashpër me Presindentin serb Aleksander Vuçiq.
Përfaqësuesi britanik ka thënë se Serbia duhet të shpjegojë më mirë pozicionin e saj karshi pushtimit rus në Ukrainë.
“Thuhej se presidenti serb kishte kundërshtuar përpjekjet e Ëagner-it për rekrutim dhe ky ishte një moment kyç për të në vendosjen nëse Serbia do të përballej me Perëndimin, apo nëse do të përballej vazhdimisht me Lindjen, dhe të merrte parasysh Rusinë. Tani, nëse vazhdon të marrë parasysh Rusinë dhe nëse vazhdon të ketë pikëpamje kundër anëtarësimit të Kosovës, duhet të shpjegojë pse ka ndërmarrë veprimet e saj që ka në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Gjatë votimit për 11 rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në mbështetje të integritetit dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër pushtimit rus të Krimesë, Serbia votoi kundër 10 prej këtyre rezolutave së bashku me Rusinë dhe nuk mori pjesë në njërën prej tyre”, shtoi ai.