Përballja Kurti-Vuçiq, “lufta shqiptaro-serbe" me komente zhvendoset në Youtube - NACIONALE

Përballja Kurti-Vuçiq, “lufta shqiptaro-serbe" me komente zhvendoset në Youtube

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Seanca në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombëve të Bashkuara në Nju Jork tashmë ka filluar.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, do të jetë përballë Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, në një përrballje të parë në këtë format.

Sigurisht, komentet në rrjete sociale tashmë kanë shpërthyer. Në “stream”-in e OKB-së, ka shumë komente, ku janë përfshirë shqiptarët dhe serbët, të cilët kanë komentuar fillimin e seancës.

Në këto komente, që bëhen kryesisht në gjuhën angleze, ka qendrime antagoniste. Komentuesit shqiptarë veçojnë faktin se Kosova është shtet i pavarur, ndërsa serbët vazhdojnë të shtyjnë përpara narrativën bajate se Kosova është Serbi.

Lajme të ngjashme