Për të tretën ditë me radhë, vazhdojnë protestat e serbëve në komunat e veriut - NACIONALE

Për të tretën ditë me radhë, vazhdojnë protestat e serbëve në komunat e veriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe sot po vazhdojnë protestat e serbëve në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.

Në anën tjetër, para objekteve komunale vazhdojnë të jenë të vendosura forcat e KFOR-it. Në disa zona, ata kanë vendosur edhe tela me gjemba.

Dje ka qenë një ditë më e qetë, kurse cak i sulmeve kanë qenë gazetarët në Leposaviq. Disa vetura janë thyer, gazetarët janë shtyrë fizikisht dhe kërcënime të tjera.

Serbët vazhdojnë të kërkojnë largimin e Policisë nga veriu dhe zhvendosjen e kryetarëve shqiptarë nga komunat e veriut.

Lajme të ngjashme