Për Kurtin "dallime në çështje taktike", për të tjerët "vetëshkatërruese" prishja e raporteve Kosovë - Amerikë - NACIONALE

Për Kurtin "dallime në çështje taktike", për të tjerët "vetëshkatërruese" prishja e raporteve Kosovë - Amerikë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

‘Vetëshkatërruese për Kosovën.’

Zërin qetë, shpjegimin ftohtë, me tone që s’rezononin shqetësim: Albin Kurti i Vetëvendosjes nga karriga e Kryeministrit në detyrë, i ra një shpjegimi lakonik për gjendjen e marrëdhënieve bilaterale Kosovë – Shtete të Bashkuara të Amerikës. Tha se janë veç dallime “në diplomaci” dhe çështjet janë “veç operacionale dhe taktike” që ShBA s’i miraton si të duhura. Por, ndonëse nuk e tha fjalpërfjalshëm, e nëkuptoi që: punë e tyre.

Kupa që gufoi ishte në pjesën e sulmeve masive ndaj Gjykatës Kushtetuese, për çka nga Departamenti i Shtetit, ndërpreu në kohë të pa-afat Dialogun Strategjik: çka kumtoi porosi për lëndim të thellë raportesh.

“Qëndrime të ambasadës amerikane”, tha Albin Kurti duke e hequr si fjalë goje në rend dite të mbledhjes së Qeverisë në detyrë.

Ardian Gjini, Kryetar i Gjakovës, i tha gazetës “Blic” se “ky dënim” i ShBA-së ndaj Kosovës nuk është një veprim i caktuar – por një seri sosh: “Një zingjir i veprimeve...që kanë sjellë deri në një vendim të tillë”.

“Nëse politika e Kosoves ka me vazhdu me u sjelle kesi soji edhe me mendu që vendet e medha jane naive, nuk na kuptojnë, me u sjelle keshtu edhe me tentu me i mashtru, besoni qe Kosova ka me mbete keq, pavaresisht që ka shume prej tyre që shume e dojne Kosoven, e konsiderojne si storie te suksesit edhe të veten, siç e pame James Rubinin, ai e konsideron te tille sepse ka kontribu per me mberri na deri ketu”, tha Gjini.

Është ne doren e secilit prej nesh, është ne doren e politikaneve, opinionisteve, gazetareve, të qytetareve me e kuptu që kjo rrugë eshte forte e gabueshme, nuk jemi tu fol per gabime minore, a e ndertoi nje ure, a e boni nje ure 1 milion a 3 milion, keto çka jemi tu diskutu jane teper te renda edhe kane pasoja shume afatgjate”, tha ai.

Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në një prononcim për “Radion Evropa e Lirë” e ka quajtur “vetëshkatërruese për Kosovën” eventualitetin e vazhdimit të prishejs së raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo në dritën e ndërprerjes pa afat të Dialogut Strategjik që erdhi si vendim alarmues nga Uashington D.C – në dritën e veprimeve të Albin Kurtit të Vetëvendosjes, më së fundi me sulmet e mëdha ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Mendoj se do të ishte e papërgjegjshme dhe vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të ndërmarrë hapa që dëmtojnë marrëdhënien me një vend që ka qenë një mbështetës aq i fortë”, thotë Kupchan

“Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-në vetëm nëse shihet se po negocion me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, për të çuar rajonin përpara”, shton Kupchan.

Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, e vlerësoi për “goditje jashtëzakonisht të rëndë” pezullimin e Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Kosovën.

“Raporti me ShBA e mban gjallë rolin e Kosovës si shtet në botë, rolin e Kosovës si konsolidim i brendshëm. Por, mbi të gjitha, edhe rolin e Kosovës dhe paprekshmërinë e saj në rajon, sidomos në aspekt të sigurisë.

Është fatkeqësi që Kosova nuk po arrin mu faktorizu në këtë kohë, e sidomos kur armiku ynë Serbia është në krizë të brendshme...e cila mund të përfundojë shumë më keq për regjimin atje. Pezullimi i Dialogut Strategjik është goditje jashtëzakonisht e rëndë për Kosovën. I venitë dhe goditë aspiratat euroatlantike të Kosovës”, tha Ramadani në “Pressing” të T7.

Lajme të ngjashme