Për herë të parë Rusia i përdori mbrëmë raketat hipersonike
Pas humbjeve të shumta në tri javët e fundit, mbrëmë Rusia e ka lëshuar në përdorim njërën prej raketave më të sofistikuara të saj, Kinzhal, e cila fluturon 10 herë më shpejt se sa zëri.
Rusia i ka lëshuar në aksion, për herë të parë që nga fillimi i konfliktit, raketat e pandalshme hipersonike Kinzhal, duke e shkatërruar kështu një depo të armatimeve në perëndim të Ukrainës.
Rusia kurrë më parë, deri mbrëmë, nuk e ka pranuar që i ka futur në përdorim këto armë tepër precize. Sipas Moskës këto arme janë të pandalshme nga armët Perëndimore. Raketa që mund të godas në një largësi prej rreth 2000 kilometrave ka mundësi që të bartë me vete edhe municion nuklear. Mbrëmë ishte pa municion nuklear.
“Raketa Kinzhal e ka shkatërruar një bazë të madhe nëntokësore në fshatin Deliatyn në regjionin Ivano Frankivsk”, ka thënë ministria e mbrojtjes e Rusisë. Këtë e ka konfirmuar edhe Gen. Igor Konashenkov.
Presidenti rus, Putin, këtë armë e kishte quajtur “armë ideale” sepse ajo shkon 10 herë më shpejt se sa shpejtësia e zërit dhe mund t’i shmanget mbrojtjeve ajrore.
Goditja vjen në kohën kur forcat ukrainase po vazhdojnë të rezistojnë fuqishëm dhe t’u shkaktojnë forcave ruse dëme që askush nuk e kishte paramenduar. Kjo e ka shtyrë Moskën që të godas në mënyrë paushalle në vendbanime civile, duke shkaktuar mijëra viktima civile.
Në anën tjetër, sipas analizave konzervative amerikane deri tash kanë vdekur rreth 7000 ushtarë rusë, duke përfshirë edhe disa gjeneralë. Gjenerali i pestë është raportuar se është vrarë mbrëmë.
Ukraina e ka ushtruar një reezistencë të fuqishme, posacërisht në luftën kundër tanksave ruse, duke përdorur armë të fuqishme amerikane dhe britanike. Gjithashtu një aleat i fuqishëm i Ukrainës kanë qënë edhe dronët e Turqisë të quajtur Bajraktar.
Burimi: Daily Mail dhe The Guardian