Pensionohet nëna e Memli Krasniqit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se nëna e tij është pensionuar nga profesioni si infermiere anesteziste.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka uruar nënën e tij për ditëlindjen dhe pensionimin.
“Unë, por edhe gjithë pjesa tjetër e familjes sonë, s’kemi mundur të kërkojmë një shembull më të mirë e të gjejmë mbështetje më të madhe në jetë sesa nga ajo - që ka ditur gjithmonë të na dhuroj vetëm dashuri, buzëqeshje e frymëzim secilit prej nesh.” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Urime ditëlindja dhe pensionimi, nënë!
Pas gati 46 viteve në shërbim të qytetarëve më në nevojë, si infermiere anesteziste, nëna ime Edibja, sot shënon ditëlindjen e 65-të, njëkohësisht edhe ditën e fundit të punës në QKUK.
Unë, por edhe gjithë pjesa tjetër e familjes sonë, s’kemi mundur të kërkojmë një shembull më të mirë e të gjejmë mbështetje më të madhe në jetë sesa nga ajo - që ka ditur gjithmonë të na dhuroj vetëm dashuri, buzëqeshje e frymëzim secilit prej nesh.
Të jemi mirënjohës përjetë, nënë – aq sa nuk mund të thuhet, për gjithçka dhe çdo gjë që ke bërë për ne.
Të uroj pensionim të rehatshëm e jetë të gjatë e me shëndet. Gëzuar!