Pejë: Një grua raporton se është dhunuar, ende s’ka të arrestuar
Një grua në Pejë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar.
Ljamin e ka konfirmuar Policia në raportin 24-orësh. Edhe pse ende nuk ka të arrestuar, policia ka thënë se i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore.
Njoftimi:
Rajoni i Pejës 21.08.2023-03:44 Më 22.08.2023, viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme hetimore.