Peci: Të gjithë duhet t’i thërrasim arsyes, Kosova ka nevojë për institucione të reja - NACIONALE

Peci: Të gjithë duhet t’i thërrasim arsyes, Kosova ka nevojë për institucione të reja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Faton Peci, ka kërkuar nga kolegët e tij deputetë që t`i thërrasin arsyes për tejkalimin e ngërçit politik.

Para tentativës së 33-të për konstituimin e Kuvendit, ai ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione të reja.

Megjithatë, Peci nuk ka treguar nëse VV-ja do të bëj sot ndonjë hap për zhbllokimin e ngërçit politik.

“Kosova duhet t’i themelojë institucionet sa më parë. Një nga arsyet është se në procesin zgjedhor të 9 shkurtit Kosova i ka dhënë besimin më të madh në histori një subjekti politik dhe një koalicion në krye të cilit e ka drejtuar kryeministri në detyrë Albin Kurti. Nuk ka pasur asnjëherë në historinë e Kosovës personalitet që ka marrë besim më të madh qytetar se Albin Kurti me datën 9 shkurt. Të gjithë duhet t’i thirrim arsyes për nevojën që të kemi institucione, që të kemi një qeveri të mandatuar nga Kuvendi dhe të kemi konstituimin e Kuvendit sa më parë”, është shprehur Peci.

Lajme të ngjashme