Peci merret në pyetje, bashkë-kryetarja Gërvalla ‘kërcënon’ prokurorët
Bashkë-kryetarja e GUXO-s, Donika Gërvalla i ka dalur në mbrojtje Faton Pecit që po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale, në lidhje me skandalin me kontratën 60 milionëshe, për mbetjet e produkteve shtazore. Gërvalla, ka folur për ‘ortakë’ në Prokurori Speciale e për njollosje të Pecit, tek sa ka ‘kërcënuar’ prokurorët se ‘deri në reformimin e plotë të sistemit të drejtësisë, s’ka kthim mbrapa’.
E plotë:
Inskenim i gërditshëm ky aksioni i sotëm i Blerim Isufajt kundër ministrit Faton Peci, ministrit më shembullor të këtij mandati.
Hakmarrje e shëmtuar ndaj betejës së suksesshme të Fatonit kundër korrupsionit dhe guximit të tij për t’u ballafaquar me secilën shkelje të ligjit, pa marrë parasysh se sa të rrezikshëm janë shkelësit dhe sa shumë shokë e ortakë kanë në Prokurorinë Speciale.
Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë.
Por, kthim prapa nuk ka. Deri në reformimin e plotë edhe të sistemit të drejtësisë.