Peci për lojën e VV-së: Dëshiron të fitojë kohë dhe zgjedhjet të mbahen më 15 korrik - NACIONALE

Peci për lojën e VV-së: Dëshiron të fitojë kohë dhe zgjedhjet të mbahen më 15 korrik

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po dëshiron të fitojë kohë së paku edhe një muaj, që zgjedhjet të mbahen në korrik.

Ai ka deklaruar se seanca ku u propozuan Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha si kandidate për presidente është lojë e VV-së.

“E para, që ta zgjedhin në mënyrë jokushtetuese presidentin e vendit. Pastaj, përllogaritja që opozita ta dërgojë këtë veprim në Gjykatë Kushtetuese, në mënyrë që (LVV-ja) të fitojë së paku një muaj kohë dhe pastaj zgjedhjet të mbahen më 15 korrik”, tha Peci për Radion Evropa e Lirë

“Efekti është devalvimi i institucionit të presidentit. Në asnjë vend presidenti nuk zgjidhet sikur të luash llotari, pa pasur marrëveshje të mirëfilltë politike, në rastet kur mungojnë votat për në gjë të tillë”, tha ai.

Lajme të ngjashme