Peci adreson rastin tmerrues të raportuar dje: Në pozitën më të vështirë në veri është popullata serbe
Drejtori i institut KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se në pozitën më të vështirë në veri është popullata serbe që jetojnë në atë pjesë të vendit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kriminalët me maska atje po rrahin dhe maltretojnë individë të komunitetit serb.
“Ne poziten me te veshtire ne veri te Kosoves eshte popullata serbe, dhe ate nga kombinimi i krriminelave me maska dhe barrikadave. Keta kriminele, jo vetem qe rrahin dhe maltretojne individe te komunitetit serb, por edhe shkojne aq larg sa qe personave te semure ju pamundesojne marrjen e ndihmes mjeksore. Rrahja e djeshme e te riut te komunitetit serb nga keta kriminele, i ciili nenen e vet qe kishte pesuar sulm ne zemer deshironte ta dergoj ne spitalin e Mitrovices tregon nivelin e gjendjes e renduar te kesaj popullate te shkaktuar nga ngjarjet e fundit ne veri te Kosoves," - ka shkruar Peci.
Sipas tij, në mbrojtje të këtij komniteti po dështon Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë.
“Ne mbrojtjen e kesaj popullate prej “mbrojtjes” se Vucicit eshte duke deshtuar si Qeveria e Kosoves, ashtu edhe prezenca nderkombetare ne kete pjese te vendit. Ky rast duhet te jete zile e alarmit se kjo gjendje nuk mund te vazhdoj, pike se pari per arsye humanitare dhe te sigurise njerezore. Shpresoj se gjate diteve ne vijim do te largohen barrikadat dhe te filloj normalizimi i jetes per qytetaret e Kosoves ne kete pjese te vendit,” - ka shkruar Peci.
Një qytetare serbe, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tezja e saj e cila jeton në veri të Mitrovicës ka pësuar një sulm në zemër, pasi që siç thotë ajo, djali i saj u torturua nga persona të maskuar, që ajo i quan “majmunë të maskuar”
Mirëpo, siç shkruan kjo qytetare, asaj iu bë e pamundur të dërgohej edhe në spitalin e Mitrovicës, pasi që persona që qëndrojnë tek barrikadat nuk i hapën rrugën.
“I shkreti duhej ta çonte nënën e tij në spitalin e Mitrovicës, por ata idiotët në barrikadë nuk ia hapën rrugën. Sonte ata janë nën mëshirën e fatit”, ka thënë kjo qytetare.
