Peci: Kemi votë pro kolegut tonë, Rashiqit - NACIONALE

Peci: Kemi votë pro kolegut tonë, Rashiqit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti Faton Peci ka thënë se kanë votë pro nënkryetarit, nëse bëhet fjalë për Nenad Rashiqit.

“Po kemi votë për kolegun tonë Nenad Rashiq” – ka deklaruar Peci.

Edhe deputeti nga radhët e Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës(IRDK), Elbert Krasniqi para se të fillojë vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit ka thënë se ishin në të drejtën e tyre që votimi për nënkryetar të jetë i ndarë.

“Sot është me rëndësi që po kthemi në Kuvend dhe e kemi te qartë se ishim në të drejtën tonë kur kërkuan që votimi për nënkryetarin nga komunitet joshumicë serbe të jetë i ndarë nga ai nga komuniteti serb tash ka mbet zgjedhja e një nënkryetari serb. Duhet të plotësohen disa kushte që të zgjidhet nënkryetari serb njëra nga kushtet është të ketë 61 vota. Unë votoj për Nenad Rashiqin.

Lajme të ngjashme