Peci: Kemi proceduar 2 milionë euro për pagesë të Subvencioneve - NACIONALE

Peci: Kemi proceduar 2 milionë euro për pagesë të Subvencioneve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka lajmëruar në Facebook se Ministria ka proceduar 2 milionë euro për pagesë për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve, siç ka thënë pas kontrollave rigoroze në terren.

E plotë:

Mirëmengjesi,

Kemi filluar me realizimin e pagesave të subvencioneve!

Sot kemi proceduar 2 milionë euro për pagesë për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2023 për sipërfaqe, pas kontrollave rigoroze në teren.

Me këtë itenzitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim.

Ndërsa pagesat për plehërimin dhe naftën do të procesohen / paguhen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi.

Ju rikujtojmë se për herë të parë kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5% apo 10% është rritur në 100%.

Lajme të ngjashme