Peci: Kemi realizuar 683 inspektime dhe kemi shqiptuar 149 gjoba për shkelje të Ligjit kundër Duhanit
Ligji kundër Duahnit, ka filluar të gjejë zbatim. Kjo pasi Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka dhënë “ultimatum” për zbatimin e ligjit.
Peci, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se që nga data 16 mars janë bërë 683 inspektime, duke hasur në 149 raste të shkeljes së Ligjit kundër Duhanit.
Ai ka theksuar do të dëshmojnë përkushtimin e tyre në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit të duhanit me tolerancë zero ndaj shkelësve.
“Në ditën kur qytetaret shohin vendosmërinë e shtetit, për ta bërë të zbatueshëm një rregull qe bëhet për ta ruajtur shëndetin dhe jetën e tyre ata menjëherë ndryshojnë sjellje dhe e përqafojnë e mirëpresin”.
Sipas ministrit, personat të tentojnë ti shkelin rregullat, sigurisht që do të përballen me masën ndëshkimore qe e ka përcaktuar ligji.
Postimi i plotë: