Peci i PDK-së: Si kryetar i ri i Zveçanit do të punoj për të gjithë qytetarët, pa dallime
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Peci ka shpallur fitoren, siç ka thënë Ai me një dallim prej diku 40 votave nga kundërkandidati i tij nga VV.
Peci në një prononcim për RTV Dukagjini, ka thënë se do të punoj për të gjithë qytetarët pa dallim.
“114 vota i kemi ne, pra Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa kundërkandidati nga LVV i ka marë 73 vota. Besoj se kemi legjitimitet. Ne bazë të informacioneve që i kemi, nuk do të kemi probleme. Unë si kryetari i ri do të mundohem t’i përmirësoj kushtet për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim.”- u shpreh Peci.
Kujtojmë se në Zveçan numri i votuesve, ka qenë 204 votues apo 2.92%