Peci del në terren: Do punue koka, me prodhue toka - NACIONALE

Peci del në terren: Do punue koka, me prodhue toka

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar Ridvan Zymberin, një fermër nga Vushtrria, ku sot ka filluar me korrje-shirjen.

Peci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me përkrahjen e qeverisë, punën e zellshme të bujqve dhe me bekimin e Zotit, për bukën e motmotit.

Ajo se çfarë mori më së shumti vëmendje mori bluza e tij, ku kishte të shkruar thënien “do punue koka, me prodhue toka”.

Postimi i plotë:

Përkrahja e qeverisë, puna e zellshme e bujqve tanë dhe bekimi i Zotit – për bukën e motmotit.

Sot, në fshatin Novolan të komunës së Vushtrrisë, Ridvan Zymberi filloi korrje-shirjen.

Ridvani kultivon 33 hektarë grurë dhe 3 hektarë misër. Përveç kësaj, ai kujdeset edhe për 13 viça për majmëri.

Ai thekson se ky vit është një sukses i vërtetë, me një rendiment shumë më të lartë të grurit krahasuar me vite të mëparshme.

Përkushtimi ynë dhe puna e palodhur e bujqve tanë janë themeli i ushqimit tonë të përditshëm.

Për bukën e sofrës.

Lajme të ngjashme