Peci "bëhet" pak redaktor i mediave, pak si Kurti e pak Pec: Pse po hesht Prokuroria për denoncimin tim?
Pak në rolin e redaktorit të mediave e pak në rolin e Albin Kurtit (e kemi fjalën për presionin ndaj sistemit të drejtësisë) dhe pak në rolin Pecit, ministrit të Bujqësisë, Faton Peci ka folur për denoncimin e tij që e ka bërë para shtatë muajve për vilat e ndërtuara në tokë të shtetit në Rugovë.
Ministri Peci ka thënë se prokuroria nuk po vepron ndaj ndërtimeve që janë bërë në tokë të shtetit në Stankaj të Rugovës.
Ai ka thënë se për të tilla reagime do të duhej të veprohej brenda 24 orëve.
Ndërkaq ai pati sulme edhe ndaj mediave që sipas tij “po ju ikë ky lajm”.
Reagimi i Pecit:
Çile guri gojën prokuroria,
Po, duke heshtë bash si këto villat e gurit në Stankaj të Rugovës, të ndërtuara në tokë të shtetit bash nga ata që për mandat kanë patur ruajtjen e tokës dhe pronës shtetërore e jo keq-përdorimin e saj.
7 muaj kanë kaluar prej se kam denoncuar publikisht këto uzurpime dhe asnjë reagim, asnjë veprim i ndërmarrë…
Për të tilla denoncime duhet reaguar brenda 24 orëve besoj unë…
Të kujt janë këto villa dhe pse po heshtet?
Mediave po ju ikë ky lajm…