PDK s’ka votë as qëndron në sallë për kandidat të VV-së për President - NACIONALE

PDK s’ka votë as qëndron në sallë për kandidat të VV-së për President

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Mërgim Lushtaku i Partisë Demokratike të Kosovës pas mbledhjes së grupit të tyre parlamentar tha se si parti nuk do t’i qëndrojnë në sallë dhe as votojnë një kandidati për president nga radhët e Vetëvendosje.s

Lushtaku tha edhe për Andin Hotin e përfolur për kandidat të VV-së për president nuk kanë votë.

“Qëndrimi ynë është i njëjtë, ne kemi qenë pro që të kemi një kandidat për president konsensual. Kemi qenë me zemër që nëse është dikush nga familja Jashari ta votojmë, por e pamë qëndrimin e tyre. Derisa ka tentime me i dërgu në qosh opozitën dhe me imponu kandidatin tyre, ne nuk pranojmë dhe me përgjegjësi qëndrojmë prapa qëndrimeve tona që kemi dhënë që mos me qenë mbështetëse të një pushteti autoritar. Ne e respektojmë çdo familje të respektuar edhe Andinin e kemi pas koleg, por ai është vartës i partisë në pushtet dhe derisa është në VV nuk kemi votë për të. Nuk do të qëndrojmë në sallë. PDK-ja është e gatshme me dhënë emrin nëse ka marrëveshje”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme