PDK: Qytetarët duan punë, ata e dinë kush është Hamza – nuk jemi këtu për të përçarë - NACIONALE

PDK: Qytetarët duan punë, ata e dinë kush është Hamza – nuk jemi këtu për të përçarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, ka mbajtur një konferencë për media, në të cilin ka folur për fushatën elektorale.

Stavileci ka vlerësuar se qytetarët duan punë dhe rezultate, duke theksuar se qytetarët e dinë kush është Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër.

Qytetarët duan punë dhe rezultate. Zotime të qëndrueshme dhe vepra konkrete. Ata e dinë kush është Bedri Hamza. Fjala e tij për ta ka peshë, sepse çdo premtim që ai bën është një angazhim që e çon deri në fund. Është një garanci ligjore dhe morale. E kanë parë në punë, e kanë parë të ndërtojë, të zhvillojë, të transformojë. Prandaj, qytetarët sot po e mbështesin fuqishëm vizionin për një Kosovë ma të mirë” – ka theksuar ai.

Tutje, Stavileci ka vlerësuar se PDK-ja nuk do të përdor gjuhë përçarëse.

“Në këtë frymë, kemi një mesazh të qartë për qytetarët e Kosovës: Nuk jemi këtu për të përçarë, por për të bashkuar! Nuk jemi këtu për të premtuar, por për të realizuar! Nuk jemi këtu për një fitore të thjeshtë, por për një të ardhme ma të mirë për Kosovën!” – ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme