PDK: Prokuroria të intervistojë Kurtin dhe Haxhiun për rastin Dehari, duhet të sqarohen - NACIONALE

PDK: Prokuroria të intervistojë Kurtin dhe Haxhiun për rastin Dehari, duhet të sqarohen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi i PDK-së, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka kërkuar që Prokuroria e Shtetit të intervistojë kryeministrit, Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për rastin e Astrit Dehari.

Gruda ka thënë se Kurti dhe Haxhiu duhet të intervistohen nga Prokuroria pas fakteve të reja të publikuar e të cilat sipas tij, tregojnë ndërhyrjen e Qeverisë në këtë rast.

Rasti Dehari, është një rast tragjik, më të cilin nuk mund të vazhdohet të bëhet politikë, prandaj kërkojmë nga prokuroria e shtetit që të intervistoj Kryeministrin Kurti dhe Ministren Haxhiu për të zbardhur përfundimisht se kush dhe si i zhduku mostrat e rastit Dehari, në mënyrë që të zbardhet e vërteta e plotë e këtij rasti tragjik. Prandaj, kërkojmë drejtësi për Rastin Dehari.” – ka thënë ai, shkruan EO.

Më tej, ai ka thënë se Kurti e Haxhiu duhet të sqarohen dhe jo të heshtin ndaj akuzave që i përfshijnë ata në mënyrë direkte për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Në anën tjetër, Prokuroria ka bërë të ditur se nesër do të intervistohet deputeti Haki Abazi, i cili të enjtën e javës së kaluar ngriti dyshime për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Deri më tani Kurti dhe Haxhiu nuk ka komentuar pretendimet e deputetit Abazi.

Lajme të ngjashme