PDK për reduktimet: Dështim kapital i logjikës së Albin Kurtit - NACIONALE

PDK për reduktimet: Dështim kapital i logjikës së Albin Kurtit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria Kurti për paaftësinë e menaxhimit të krizës energjetike.

Sipas anëtarit të kryesisë, Bernard Nikajt, në mes të gushtit të ndodhin reduktimet është dështim kapital i logjikës së Kurtit.

“Fatkeqësisht, në një vend me qeverisje të paaftë, depresive e të papërgjegjshme, siç është qeveria e Albin Kurtit, kjo është asgjë më pak sesa manifestim i keqmenaxhimit, i cili, për faktin që po ndodhë tash kur nuk është dashur as të paramendohej, rrezikon të bëhet normë, atëherë kur edhe mund të presim përkeqësim të situatës me furnizim të energjisë elektrike gjatë dimrit”, tha ai.

Sipas Nikajt, terri me të cilin po shërbehen qytetarët e Kosovës sot, është produkt i një dështimi sistematik e kardinal disamujor të menaxhimit të KEK-ut nga ana e Qeverisë.

Korporata Energjetike e Kosovës është po e njëjta Korporatë, e cila veçmas në muajt e verës, me kapacitetet e veta prodhuese arrin të mbulojë nevojën e konsumit të energjisë, pa pasur nevojë për reduktime. Megjithatë, ja që me 15 gusht të 2022-tës, në mes të verës, qytetarët e Kosovës janë në terr. Prandaj, përgjegjës për këtë situatë, nuk janë punëtorët e KEK-ut. Përgjegjës për këtë situatë, është një faktor tjetër dhe ajo është qeveria e Kosovës, e cila me qasjen ndaj menaxhimit të KEK-ut, me qasje pa plan, pa guxim dhe pa ide se si me menaxhu sektorin energjetik, e ka pru punën që ta ringjallë nga harresa kolektive, doktrinën e reduktimit të energjisë elektrike”, tha Nikaj.

Lajme të ngjashme