PDK: Me veprimet e tij, Kurti e pamundësoi konsensusin për presidentin
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka paralajmëruar se Kosova po përballet me një moment të rëndë institucional për shkak të zhvillimeve rreth zgjedhjes së presidentit.
Në një deklarim për media, Tahiri kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se me veprimet pas 14 shkurtit ka pamundësuar krijimin e shumicës dhe arritjen e konsensusit për kreun e shtetit.
“Çështja që është shumë e rëndësishme që jemi sot këtu për me folë, zgjedhja e presidentit, është preokupim i të gjithëve. Nuk është që kam dashtë dhe kisha dashtë me kanë në konferencë për këtë temë sonte këtu bashkë me juve, po ka qenë një imponim dhe një rrugë e parë që ne e kemi alarmuar në vazhdimësi edhe në komunikimet tona publike se zotëri Kurti me strategjinë e tij, energjinë e tij dhe veprimet e tij që i ka bërë sidomos pas datës 14 shkurt, sepse ne e kemi ditë që mandati i presidentes përfundon në muajin mars, kanë qenë në formë që me pamundësua që kjo legjislaturë me ndërtua shumicën dhe me mbërri konsensusin e mjaftueshëm dhe vendi me pasë në kohën e vet presidentin e zgjedhur të Republikës së Kosovës."