PDK kundër kërkesës së AAK-së për mocion të mosbesimit: Nuk është në momentin e duhur
Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka mbështetur kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, pas ngjarjeve të fundit në veri të vendit.
Zëdhnësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka deklaruar se kërkesa e AAK-së nuk është bërë në momentin e duhur dhe i njëjti ka thënë se këtë kërkesë e sheh si tërheqje të vëmendjes nga të gjitha problemet në vend.
“Kemi edhe vlerësimin tonë që thjeshtë do të duhej që të mendohej më mirë kjo të shohim se mund te bësh diçka konkrete, e jo që faktikisht kështu si u bë është veç tërheqje e vëmendjes. Këtë e ka thënë edhe kryetari jonë, zoti Krasniqi. Nuk është në momentin e duhur dhe nuk shihet se ku është rezultati është më shumë tërheqje e vëmendjes nga krejt këto probleme në vend se për atë të flitet në forma të ndryshme dhe të bëhet diçka sesa të shkojmë të merremi me një çështje e cila në fund e dimë që nuk do të sjellë rezultate.” – ka thënë Abdullahu në Tëvë1.
Sipas tij nuk ia vlen t’i bashkohet thirrjes së partisë tjetër opozitare.
“Nuk ia vlen të shkohet te ajo sprovë ndoshta bëhet për me tërhjek vëmendjen atje. Dhe tjetra kur po flasim te ky dinamizim gjithmonë ka vend për më shumë punë, për më shumë demaskim, për më shumë veprime të natyrave të ndryshme. Po ama nëse e stërkeqim situatën në kuptimin që do bëjmë diçka që mund ta stërkeq situatën kjo i bie që ne po dyshojmë te qytetari i Kosovës. Ky qytetarë meriton kaq por nuk meriton të konsiderohet se ai nuk di e na duhet me bo me kap gurë e gazë me ja “anllatis” që thonë. Pra besojmë që ky qytetar është duke e kuptuar dhe mjafton se po bëjmë opozitë por me kusht që do të bëjmë opozitarizëm po me kusht që do ta dinamizojmë”, tha Abdullahu.
