PDK-ja ndërprenë bashkëpunimin me VV-në, shkëput koalicionin qeverisës në Podujevë - NACIONALE

PDK-ja ndërprenë bashkëpunimin me VV-në, shkëput koalicionin qeverisës në Podujevë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë fund bashkëpunimin me VV-në.

Përmes një komunikate për medie, kjo parti ka njoftuar se ka shkëputur koalicionin me VV-në në komunën e Podujevës.

Sipas PDK-së, në këtë mënyrë janë shkëputur të gjitha koalicionet qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje në nivelin lokal.

“Pas prishjes së koalicionit ditë më parë në Komunën e Gjilanit, sot, PDK ka shkëputur koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosjen edhe në Komunën e Podujevës. Këto vendime vijnë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike e Kosovës, ku u vendos që të shkëputet çdo lloj komunikimi zyrtar me kryeministrin Albin Kurtin dhe me presidenten Vjosa Osmani”, është thënë në komunikatën e PDK-së.

Sipas PDK-së, ku vendim është në përputhje me vendimet që janë marr në Këshillin të Drejtues të partisë.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, të mbajtur më 3 korrik, pasi është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe sanksionet që tashmë po i vuajnë shteti dhe qytetarët tanë, ishte dakordim i përgjithshëm se Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke shkatërruar çdo të arritur në Kosovë të këtyre dy dekadave dhe janë duke e dërguar vendin drejt konfrontimit me aleatët që kanë qenë mbështetësit kryesor të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, duke e rrezikuar të ardhmen e shtetit të Kosovës”, është thënë në komunikatë.

Lajme të ngjashme