PDK-ja me thirrje: Demokracia fiton kur qytetarët marrin pjesë
Partia Demorkatike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media.
Blerand Stavileci, zëdhënës i PDK-së, ka ftuar qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Vota është forca më e madhe që ka një qytetar, dhe vetëm përmes saj mund të garantojmë një qeverisje që punon për zhvillimin ekonomik, për mirëqenien e qytetarëve dhe për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë. Le të bëjmë që zëri i shumicës të dëgjohet. Le të votojmë me vetëdije, me përgjegjësi dhe me shpresë për një të ardhme më premtuese për të gjithë. Demokracia fiton kur qytetarët marrin pjesë” – ka theksuar ai.