PDK-ja i çon në Kushtetutese 16 ligjet e miratuara në seancën e fundit, Tahiri e kritikon Glauk Konjufcën
Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar 16 ligjet e miratuara në seancën e fundit të Kuvendit, në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Abelard Tahirit, këto ligje janë miratuar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Ai ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Më bën përshtypje për të keq qysh Kryetari i Kuvendit arrin me shkel rregulloren në mënyrë kaq flagrante për të na e pamudnësuar pjesëmarrjen në seancë”, ka deklaruar Tahiri.