PDK-ja e vonon publikimin e listës, këta janë kandidatët për deputetë nga partitë e tjera - NACIONALE

PDK-ja e vonon publikimin e listës, këta janë kandidatët për deputetë nga partitë e tjera

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë ka skaduar afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë.

Listat i kanë publikuar të gjitha partitë, përveç PDK-së e cila ende nuk e ka publikuar zyrtarisht.

Megjithatë, Nacionale dje kishte raportuar se kush janë 20 emrat e parë në listën e PDK-së.

1.Bedri Hamza
2.Uran Ismaili
3.Vlora Çitaku
4.Përparim Gruda
5.Arian Tahiri
6.Besa Kabashi-Rama
7.Rrahman Rama
8.Arben Mustafa
9.Sala Jashari
10.Enver Hoxhaj
11.Jakup Nura
12.Ganimete Musliu
13.Blerta Deliu
14.Xhavit Haliti
15.Rrustem Mustafa
16.Mërgim Lushtaku
17.Elmi Reçica
18.Ariana Musliu-Shoshi
19.Fadil Demaku
20.Altin Krasniqi

Në anën tjetër, në listën e LDK-së, në dhjetëshen e parë mungojnë Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami. Kjo e fundit tha se është vendosur në listë pas shumë njerëzve që s’kanë lënë gjë pa thënë për LDK-në.

“Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale. Beteja ime është për një Kosovë që nuk i nënshtrohet arrogancës së pushtetit; për politikën që i shërben qytetarit e jo interesave personale; për demokracinë që nuk tkurret; për qytetarin që kërkon llogari nga qeveria; për biznesin që nuk pengohet nga politika dhe për institucione që nuk kapen nga partitë”, ka shkruar Bajrami.

LISTA E LDK-SË

May be an image of text that says 'LISTA E KANDIDATEVE DEPUTETE OSMANI 38 LDK SHALA DOARSA MUSLIU KABASHI ANDUENA MEKULI DASMOR DURMISHI ALBULENA JASHARI RUGOVA TASTATOVCI SHEFQET GAXHERRI ANTON GUNI FATMIR MEMAJ ÇEKAJ HYKMETE SHABAN OSMANAJ FAHRIJEHOTI MUSTAFA SKERAJ ASTRITDESKU BLERIMSINANI BERISHA BAHRIE ÇUNAKU VITIJA AVDYLI VISARAZEMI ZEMAJ ADELINA EKREMHYSENI BOROCI UKIQ REXHA SALIHU ZEQTAHIRAJ ARMEND IBRAHIMI PAJTESA KRASNIQI RMENDGRAJÇEVCI FADILHADERGJONAJ SAFETEAMERLLAHU SHUKRIJES SHALA XAN TAHIRI DORUNTINE MALOKU OLTIONAHMETI KELMENDI GASHI DIJELLZA NIQKRASNIQI 101 HAVOLLI BURIMMETA GASHI HAKLAJ DRENUSHE 104 HAVOLLI KRASNIGI GUDA BEJTULLAHU ÇOLLAKU BARDHYL HASANPAPAJ HAZROLLI VJOLLCAKADOLLI KADOLLI HALILI BEQIRI BEHLULAJ NEXHAT RAMADANI KORAB BUNJAKU 108 VALON PRESTRESHI 109 DEMOKRAT GANIJAJ 110 PARIS GURI'

Listën e ka publikuar edhe Vetëvendosje. Aty figurojnë edhe emra të rinj si hoxha Osman Musliu, Arton Konushevci e aktori Armend Baloku. Por, mungon emri i Driton Hysenit.

LISTA E VV-SË

May be an image of text that says 'Lista e kandidatëve për deputetë ALBIN KURTI KRYEMINISTER ALBINKURTI KONJUFCA उ DONIKA GERVALLA SCHWARZ DEHARI KELMENDI HAXHIU 天 HEKURAN MURATI ALSVECLA ARSIMADEMI ARSIM ARJETAFEJZA DNANRRUSTEMI 34 ARBER REXHA REXHEPI RMENDBALOKU DARDIQI JETONMEHMETI GAZMEND KRASNI VIGAN 90 12 ARBENVITIA SARANDA BOGUJEVCI SHPENDNUHIU GRAINCA 15 ARTONKONUSHEVCI JUPMAQEDONCI SUMA 17 ENVERDUGOLLI GASHI BAJRAM MAVRI GASHI DRITAPAJAZITI PECI 100 20 ARMEND ROZETAHAJDARI 33 22 DIMAL BASHA AVDULLAHKLINA DALIP BAJOINOVCI KRASNIQI MYTAHER HASKUKA BAJRAMI 24 25 ARTAN ABRASHI EIMTAHIRSYLAJ VLORAVUOITERNACMEGA DERICI NEVZADA 105 HAKIHURUGLICA 106 K 28 HOTI BAMEHME KADRIJELIKATRO TRON REXHAJ 107 SHOIPEJASHARI EJUPAHMETI LABINOTE RAMADANI FILIZMUSTAFA MUSTAFA VAXHID REXHEPAJ 64 #qeveriaKurti4'

Kurse, në listën e AAK-së, në numrin 11 është Ramush Haradinaj, i cili duket se ka liruar rrugë për emrat e rinjë.

LISTA E AAK-SË

Lajme të ngjashme