PDK-ja do të kërkojë rritjen e vlerës së koeficientit në 120 euro - NACIONALE

PDK-ja do të kërkojë rritjen e vlerës së koeficientit në 120 euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vlerën e koeficientit.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se kjo parti do të kërkojë amandamentimin e Ligjit për Buxhetin.

Sipas tij, kërkesa e PDK-së është që koeficienti të rritet në vlerën e 120 eurove.

Gjatë kësaj qeverisje, rritje substanciale kanë shënuar vetëm çmimet dhe emigrimi, por jo edhe standardi i jetesës së qytetarëve. Për Partinë Demokratike të Kosovës, çdo koeficient page nën 120 euro vetëm se rritë degradimin që ka kapluar standardin e jetesës në Kosovës dhe kontribuon në humbjen e mëtejme të shpresës për një jetë të dinjitetshme në Kosovë. Partia Demokratike e Kosovës do të propozoj amandament në Ligjin për Buxhetin, me kërkesën për rritje të koficientit në vlerën 120 euro”, ka thënë Mustafa.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmërua se do të bëj të njëjtën gjë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë me dije se kërkesa e kësaj partie do të jetë 125 euro.

“LDK-ja ka propozuar koeficient në vlerë prej 125. Gjithçka më pak se aq është ulje e pagave për disa e mosrritje për të tjerët. Është injorim i inflacionit e kushteve të rënduara të jetesës. Këtë propozim do të dërgojmë menjëherë edhe si amandament në Kuvend”, ka shkruar Abdixhiku ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”.

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur që vlera e koeficientit të jetë 105 euro.

Lajme të ngjashme