PDK do të kërkojë pas konstituimit të Kuvendit të votohet rezolutë për procesin gjyqësor në Hagë - NACIONALE

PDK do të kërkojë pas konstituimit të Kuvendit të votohet rezolutë për procesin gjyqësor në Hagë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka njoftuar se në seancën e parë të punës së Kuvendit do të kërkohet miratimi i një rezolute për procesin në Gjykatën Speciale.

Në një konferencë për media, së bashku me deputetin Përparim Gruda, ajo prezantoi dokumentin, për të cilin tha se është hartuar nga ekspertë të pavarur.

Deklarata u bë në ditën e seancës konstituive të Kuvendit dhe kur në Hagë u paraqit fjala e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, i akuzuar për krime lufte.

Gruda theksoi se rezoluta synon që procesi “të kthehet në binarë të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm” dhe kërkon angazhim aktiv edhe nga Avokati i Popullit.

Lajme të ngjashme