PDK dhe LDK s’kanë pranuar ende ftesë nga Kurti për çështjen e presidentin - NACIONALE

PDK dhe LDK s’kanë pranuar ende ftesë nga Kurti për çështjen e presidentin

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Rrjedhja e afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të vendit po vazhdon ndërsa nga Albin Kurti i Vetëvendosjes ende s’ka iniciativë për konsensus ose marrëveshje me partitë opozitare.

Radio Evropa e Lirë duke cituar burime nga PDK dhe LDK tha se këto dy parti ende s’kanë marrë ftesë nga Kurti për bisedime rreth çështjes së Presidentit që duhet të zgjidhet më së largu deri në fund të prillit.

Në PDK thanë se janë duke organizuar mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe se në këtë organ “do të përcaktohen qëndrimet zyrtare të partisë në raport me zhvillimet politike në vend”.

“Pas këtij procesi të brendshëm, PDK-ja do të dal me një qëndrim të qartë dhe të unifikuar për hapat e mëtejmë”, tha një zyrtar nga kjo parti.

Lajme të ngjashme