PDK dënon sulmet ndaj Policisë dhe KFOR-it, fton qytetarët ta ruajnë qetësinë
Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar dhunën dhe sulmet ndaj gazetarëve, Policisë së Kosovës dhe pjestarëvve të KFOR-it, gjatë tensionevë në protestat e sotme në Zveçan.
PDK ka kërkuar rikthmin e normalitetit dhe dhe evitimin e përshkallëzimit të mëtutjeshëm të gjendjes.
.Tutje, partia më e madhë opozitare ka ftuar presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
Në deklaratën për media, ata kanë ftuar edhe qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të mos bëhen pjesë e asnjë manipulimi apo sjelljeje të dhunshme e cila cënon rendin, ligjin dhe demokracinë në vendin tone
Komunikata e plotë:
Deklaratë e Partisë Demokratike të Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për tensionet e rënda të krijuara në pjesën veriore të vendit dhe dënon fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve, Policisë së Kosovës dhe pjestarëve të KFOR-it.
Në momente si këto, ku roli i gazetarëve për informimin e publikut është tejet i rëndësishëm, është tërësisht e papranueshme që puna e tyre të pengohet dhe që ata të shndërrohen në caqe të sulmeve.
Kërkojmë nga institucionet kompetente të Qeverisë që të garantojnë masa sigurie për gazetarët dhe punonjësit e mediave, të cilët janë në detyrë dhe po raportojnë gjatë gjithë ditës nga pjesa veriore e Kosovës.
Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë hisedarët, në të gjitha kapacitetet që kanë, që të ndikojnë në qetësimin e situatës, rikthimin e normalitetit dhe evitimin e përshkallëzimit të mëtutjeshëm të gjendjes.
Duke e kuptuar drejt seriozitetin e situatës dhe tensionin e ngritur në komunat e pjesës veriore të vendit, ftojmë Presidenten dhe Kryeministrin që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
Rikthimi i normalitetit është parakusht i fillimit të një qeverisjeje komunale të mirëfilltë, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunave në pjesën veriore të vendit.
Në këtë mision, PDK vlerëson se duhet të jenë të angazhuar të gjithë, pa përjashtim, hisedarë relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë.
PDK inkurajon të gjithë qytetarët e Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të mos bëhen pjesë e asnjë manipulimi apo sjelljeje të dhunshme e cila cënon rendin, ligjin dhe demokracinë në vendin tonë
