Pasuria marramendëse e Blerim Velës, shefit të kabinetit të Presidencës
Agjencia Kudër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për zyrtarët publik. Në deklarimet e tij për vitin 2023, rezulton se shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, zotëron pasuri marramendëse. Bëhet fjalë për qindra mijëra euro para të gatshme, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Deklarimi i tij zbulon se ai ka në pronësi para të gatshme në shumën prej 291 mijë e 926 euro, 164 mijë e 674 dollarë dhe 966 funta britanike. Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tij kanë në pronësi para në shumën prej 19 mijë e 7 euro dhe 16 mijë e 261 euro, respektivisht.
283 mijë e 847 eurove janë deklaruar nga kursimet e të ardhurave.
Sa i përket pasurisë së luajtshme, Vela posedon dy vetura në vlerë 53 mijë e 500 euro. Njëra në pronësi të tij dhe tjetra në pronësi të bashkëshortës.
Ai gjithashtu ka në pronës tokë prej 400 metrash katrorë, e cila vlerësohet në 36 mijë euro, të cilën e kishte blerë në vitin 2007.
Shuma të majme parash fiurojnë edhe në tabelën e të ardhurave vjetore, ku janë deklaruar 23 mijë e 256 euro të hyra vjetore nga paga që merr si shef i stafit të Presidencës dhe 6 mijë e 218 euro të tjera nga meditjet.
Hiq më keq nuk qëndron as bashkëshortja e tij, të cilës i janë deklaruar plotë 29 mijë e 820 euro të hyra vjetore. Në pronësi të bashkëshortës janë edhe 17 mijë e 694 euro detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik.
Shënim: Publikimi deklarimeve të pasurisë është një procedurë rutinore dhe legale, dhe nuk nënkupton që zyrtarët publikë kanë kryer ndonjë veprim të paligjshëm.