Pasi u lirua Nedeljkoviqi shihet në pikën kufitare të Mutivodës
Nikolla Nedeljkoviq, 20 vjeçar, u lirua sot nga burgu në Kosovë dhe tashmë ka marrë rugën për në shtëpi, në Beograd.
Kjo është konfirmuar nga Jovana Filipoviq, avokatja e tij, për portalin Kossev.
Nedeljkoviqi u arrestua në qershorin e këtij viti për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit pasi kishte bërtitur në festën e Vidovdanit “Vrite, vrite shqiptarin!”
Në fillim të muajit dhjetor, Gjykata e Apelit e kishte pranuar një ankesë dhe e kishte ndryshuar dënimin e të riut Nedeljkoviq për dënimin e tij nga tetë muaj në gjashtë muaj me burg.
Edhe koha e kaluar në paraburgim i ishte zbatuar në dënim.
Avokatja Filipoviq shprehu gëzimin e saj me vendimin.
Për shkak se pika kufitare në Merdarë është mbyllur, Nedeljkoviqi e nisi rrugën për Beograd përmes pikës kufitare në Mutivodë.
Atij i është ndaluar rifutja në Kosovë për një periudhë një vjeçare.