Pasi dështoi në Kuvend, qeveria miraton marrëveshjen me Danimarkën për burgjet
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se e kanë miratuar marrëveshjen me Danimarkën për burgjet.
Ky vendim vjen pasi javën e kaluar Kuvendi nuk e miratoi këtë marrëveshje.
Sipas qeverisë, burgjet në Gjilan do të shfrytëzohen me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Njoftimi:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Çështja kryesore e trajtuar në këtë projektligj është ratifikimi i Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, të nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve, më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe 16 maj 2022 në Kopenhagë të Danimarkës.