Pas Sveçlës e Hovenier, Osmani takohet edhe me komandantin e KFOR-it
Pasi takoi ministrin e Brenshëm Xhelal Sveçla dhe ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier ku u diskutua situata e krijuar në veri të vendit, presidentja Vjosa Osmani ka pritur në zyrë edhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ku u diskutua tema e njejtë.
“Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë publike në gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar dhe forcat e KFOR-it në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Tutje, siç shkruhet në njoftim, Osmani ka potencuar se zbatimi i rendit dhe ligjit është objektiv i institucioneve të Kosovës dhe se nuk përbën kërcënim për asnjë qytetar, pa dallim përkatësie etnike.