Pas ‘sanksioneve’ nga Perëndimi, Kurti siguron donacion nga Lindja
Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas kryeministrit Albin Kurti, do t’i japin Kosovës 25 milionë dollar amerikanë për një spital të ri të fëmijëve.
Kjo është bërë e ditur nga shefi i Qeverisë, Albin Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter.
Kurti ka thënë se kjo i është konfirmuar në një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.
“Pata një bisedë të rëndësishme dhe të mirë me Sheikh Abdullah Bin Zayed i cili më informoi që Emiratet e Bashkuara Arabe do të japin donacion prej 25 milionë dollarësh për një spital të ri fëmijësh në Kosovë.” – ka shkruar Kurti.
Had an important & pleasant phone call w/ the UAE MFA Sheikh Abdullah bin Zayed @ABZayed who informed me that 🇦🇪will donate 25m USD for a new children's hospital in Kosova. We are incredibly grateful for this contribution,as it'll directly impact the lives of many children in 🇽🇰.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 7, 2023
Në fund, kryeministri u shpreh si vijon: “Jemi jasthtëzakonisht mirënjohës për këtë kontribut, për shkak se drejtpërsëdrejti ka ndikim te shumë fëmijë në Kosovë”.