Foshnja e pajetë në lavatriçe, Bekim Haxhiu kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook për rastin në Spitalin e Pejës ku dyshohet se një foshnje e pajetë u fut në rrobalarëse.
Haxhiu thotë se meqenëse Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa ministër dhe kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje pas këtij rasti, pasi që Kurti është emëruar si kryetar i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi.
“Ministria e Shëndetësisë tash e sa muaj është pa ministër adekuat, por që rolin e tij e luan kryeministri si i vetemëruar kryetar i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi. Ky i vetemëruar "ministër" pas këtij skandali do të duhej automatikisht të jepte dorëheqje”, shkruan Haxhiu.
Hashiu pyet Kurtin se “a nuk ka sy për ta parë se Ministria e Shëndetësisë sot shihet vetëm si plaçkë, kush çka të mundet me zhvatë e me vjedh” i cili thotë se pas më shumë se dy vite qeverisje të Kurtit nuk ka asnjë veprim për ta ndryshuar gjendjen në shëndetësi.
